Perini rinovon me Juventusin deri në vitin 2025
14 prill 2022
| 17:04
Mattia Perin do të vijojë që të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2025, teksa ditën e sotme ka rinovuar kontratën edhe për tri vite të tjera.
Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi bardhezi, duke konfirmuar besimin te portieri i dytë.
Perin ka ardhur te Juventusi në verën e vitit 2018 dhe me kalimin e kohës është afirmuar si zëvendësi i Wojciech Szczesny. Gjatë këtij sezoni ka mbrojtur portën e “Zonjës së Vjetër” vetëm në 8 ndeshje, duke pësuar 8 gola në total.