Perishiqi i lumtur tek Interi, largohet vetëm për një top-klub
Ivan Perishiq është shprehur i lumtur te Interi dhe është i gatshëm ta ndihmojë klubin për “të kthyer kohërat e lavdishme”, por nuk ka përjashtuar mundësinë e largimit për një top-klub.
Anësori kroat është në pushim deri më 10 gusht pasi i ndihmoi Kroacisë që të arrinte finalen e Botërorit, por me gjasë nuk do të lëvizë nga Interi gjatë kësaj vere.
“Vitin e kaluar nënshkrova kontratë pesëvjeçare me Interin”, ka thënë Perishiq për gazetën kroate Jutarnji.
“Ndjej se jam në nivel të lartë dhe kjo është ajo që ua. Është e vërtetë që Interi nuk ka fituar trofe që prej vitit 2010, që është e kundërta e asaj që do të duhej të ishte, por mendoj se Interi do të kthehet në ditët e lavdisë”, ka shtuar ai.
“Nëse më duhet të ndërroj ekip, do të ishte vetëm për një top-klub dhe ligë të madhe. Liga e Kampionëve është gjëja kryesore dhe do të doja të bëja diçka në këtë garë pasi nuk kam luajtur në Champions tash e gjashtë vjet”.