Perisiq: Jemi të parët, vetëm kjo ka rëndësi

06 shkurt 2021 | 08:37

Ivan Perisiq ishte njëri nga protagonistët kryesor i triumfit të Interit në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Sulmuesi i Interit Ivan Perisiq tha se “Nerazzurrët” siguruan tre pikë të rëndësishme kundër Fiorentinas, pasi shënoi golin e dytë në fitoren 2-0, transmeton lajmi.net.

Kroati dyfishoi epërsinë për Interin pas 51 minutave lojë, pasi Nicolo Barella u kishte dhënë epërsinë në minutën (31’).

“Unë mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ne kishim shumë mundësi të shënonim, mund ta mbyllnim më herët ndeshjen, por morëm tre pikë të rëndësishme”, tha Perisiq.

“Ne jemi të parët, kjo është ajo që vlen. Tani, ne shkojmë në Torino për të fituar”, përfundoi Ivan Perisiq.

Perisiq iu referua gjysmëfinales së Coppa Italia kundër Juventusit javën e ardhshme, ku Interi synon të kthejë një humbje 2-1 nga San Siro në ndeshjen e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Berat Duraku po…