Perisiq prezantohet te PSV-ja

18 shtator 2024 | 15:17

Ylli i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisiq, i cili ka bërë karrierë në klube të mëdha si Inter dhe Bayern Munchen është transferuar në Holandë, duke nënshkruar për PSV Eindhovenin.

35-vjeçari kreu me sukses testet mjekësore sot dhe ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2025. Ky zyrtarizim vjen pas një periudhe intensive spekulimesh dhe trazirash që rrethuan Perisiqin pas largimit të tij të diskutueshëm nga skuadra kroate, Hajduk Split.

Perisiq ka pasur një karrierë të shkëlqyer në klube të mëdha si Bayern, Inter apo Tottenham Hotspur e tashmë do të kërkojë të vazhdojë karrierën e tij fituese në Eindhoven.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…