Përjashtimi i Berishës, deputetët e PD-së shpërthejnë kundër Bashës

09 shtator 2021 | 21:57

Pas lajmërimit publik nga kreu i PD-së, Lulzim Basha se ish-kryeministri Sali Berisha është i larguar nga grupi parlamentar deri në sqarimin e çështjes, është mbledhur grupi i demokrat.

Në nisje të fjalës së tij, Basha është shprehur se ky vendim i marrë nuk është dakordësuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, raporton syri.net.

“Vendimi i marrë nuk është dakordësuar me Berishën”, ka thënë Basha.

Ndërkaq në mbledhjen e grupit, deputeti i Vlorës Bujar Leskaj është shprehur kundër Bashës: “Vendimi që more për përjashtimin e Berishës është i gabuar”, ka thënë ai.

Edhe Flamur Noka ka dalë kundër këtij vendimi të Bashës.

“Me këtë vendim po mohojme historinë tonë të PD-së”, ka thënë Noka.

Edhe Tritan Shehu ka dalë kundër vendimit të përjashtimit të Berishës.

Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD-së. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu.

Kundër këtij vendimi ka dalë edhe deputeti i zgjedhur i Elbasanit, Luçiano Boçi.

Albana Vokshi iu është bashkuar zërave kundër përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të Bashës, për përjashtimin e Berishës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United është ndër klubet më të mëdhenj në botë,…