Përjashtimi i Berishës nga PD-ja, LSI: Laraskat përjashtojnë shqiponjën

11 janar 2022 | 15:53

Pas vendimit të kryesisë së PD-së për përjashtimin nga Partia Demokratike ish-kryeministrit Berisha ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një status në rrjetet sociale shkruan: “Ha ha ha laraskat përjashtojnë shqiponjën”.  Mes PD dhe LSI, marrëdhëniet janë krisur që pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë në mbledhjen e djeshme të kryesisë u përjashtua nga PD lideri historik i demokratëve, Sali Berisha si dhe u pezulluan 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Kështu, u  vendos përjashtimi i: Bujar Nishanit, Flamur Nokës, Albana Vokshit, Edmond Spahos, Arben Ristanit, Klevis Balliut, Kletis Krujës, Rigels Muçollarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Malisheva është përforcuar…