“Përjashtimi i veteranëve të UÇK-së nga rritja e pagës minimale është vendimi më i keq i kësaj qeverie”
Në emisionin EURO n’T7 janë analizuar vendimet e fundit të qeverisë Kurti në rrafshin ekonomik, vendimet të cilat ekspertët i kanë vlerësuar si të pavrejtëshme.
Derisa qeveria ka marr tashmë vendim për rritjen e pagës minimale nga 250 në 350 euro, të njejtin nuk do ta gëzojnë veteranët e UCK-së, ata tashmë janë përjashtuar nga kjo rritje.
Ekspertët e vlerësojnë si veprim shumë të rënd përjashtime e tyre nga kjo rritje, kategori kjo me meritorja për lirinë që gëzojmë sot.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së thotë se e ka përjatuar shumë rëndë përjashtimin e kategorisë më meritore nga kjo rritje e pagave.
“Duke ju falenderuar gjakun dhe sakrificës së tyre ne sot gëzojmë lirin, ndërsa ne sot i kemi përjashtuar ata nga rritja e pagës minimale që është e drejtë e tyre legjitime që ta kenë një pensiomn të dinjitetshëm dhe ky është vendimi më i keq i kësaj qeverie” ka pohuar Shahini.
Në anën tjetër, profesori Ujkan Bajra ka thënë se në rastin e veteranëve është aplikuar politikë përjashtuese ndaj kategorisë më meritore të kësaj shoqërie.
Ndryshe mendon profesori, Medain Hashani I cili ka propozuar për veteranët e UCK-së të ndryshohet dhe që kjo kategori most e jetë pjesë e ligjit që trajtohen si pagë minimale.
“Unë kisha thënë që më së miri është që ndryshohet ligji i veteranëve dhe që atyre me ligj tu njihet veprimtaria e tyre clirimtare si kontributë shtetror dhe që bazën ta ketë tek paga minimale dhe tu lejohet që edhe të punojnë por jo me quajt paga e veteranëve por të quhet kontributë shtetor dhe këtë të drejtë nuk ka kush që ua mohon luftëtarëve”, ka shtuar Hashani.
Arsyetimi i qeverisë për përjashtimin e veteranëve të UCK nga paga minimale ka qenë rritja e madhe e Kostos finaniciare me mbulimin e pagave të tyre.