Përjetoni epokën e re të argëtimit me ekranet premium Samsung Neo QLED dhe OLED
Nëse më parë televizori ka qenë thjesht një pajisje e madhe, i cili qëndronte si një gjigant i heshtur në krye të dhomës së ndenjjes, tani gjërat kanë ndryshuar. Në kohët e arta të këtij mediumi (që tani nuk na duken dhe aq të arta) ky medium i ri rreth viteve ’60 shërbente vetëm si përcjellës informacioni dhe nuk ofronte asnjë lloj ndërveprimi tjetër. Tani përmes ekranit të televizorit mund të bëjmë shumë më shumë dhe është lideri i industrisë së elektroshtëpiakeve e jo vetëm, Samsung Electronics, ai që ka ndryshuar ‘lojën’.
Modelet e fundit të televizorëve Neo QLED 98” dhe OLED 77” janë një central i fuqishëm, që jo vetëm do ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të fundit. Linja e re e televizorëve përmban produkte të avancuara, ku fokusi vihet tek përmirësimi i përvojës së përdoruesit, falë teknologjisë së integruar.Samsung ofron teknologjitë më të fundit, të cilat synojnë të ofrojnë komoditet te konsumatorët, duke përmirësuar jetën e tyre falë opsioneve si lidhje në çast, lidhje automatike, siguri e jo vetëm.
Figurë kinematografike absolute nga komoditeti i shtëpisë suaj
Shijoni përmbajtjen tuaj të preferuar, nga komoditeti i shtëpisë suaj, por me cilësinë e një ekrani kinemaje. Televizorët e rinj Samsung vijnë me teknologjinë Quantum Dot. Nga cilësia fantastike e figurës deri te audio gjithëpërfshirëse, për një përvojë të vërtetë kinematografike, Samsung theksoi në linjën e tij 2023, saktësinë e ngjyrave, duke e bërë kështu HDR OLED të parin në botë i aprovuar nga Pantone.
Detajet më të imëta të mundësuara nga Quantum Matrix Technology Pro do ju përfshijnë thellë në aksion duke ju dhënë emocione të papërshkrueshme. Falë AI niveli i kontrastit, është si asnjëherë më parë, duke bërë që çdo gjë që shikoni të jetë e qartë si kristal përpara syve tuaj. Gjithashtu, modelet e reja Neo QLED 98”janë pasuruar me një miliard nuanca të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj. Zëri gjithashtu nuk do tingëllojë më njësoj. Teknologjia e tingullit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës dhe më pas rregullon automatikisht zërin e televizorit në cilësimet e tij optimale. Për më tepër, teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro) siguron që tingulli të ndjekë veprimin, që do të thotë që ju mund të dëgjoni tingullin aty ku zhvillohet veprimi.
Fuqizoni jetën tuaj të përditshme
Portofoli i gjerë i ofertave të Samsung i ndihmon përdoruesit të krijojnë përvojat e tyre të përshtatura me pajisjet që përdorin çdo ditë, me teknologji më intuitive se kurrë më parë. Këtë vit, Samsung bën një hap më shumë në udhëtimin e tij gjithnjë në zhvillim, për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente të shtëpisë SmartThings. Falë opsioneve të shumta Smart TV ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj përmes ekranit të Neo QLED. Mundësia për të bërë video calls dhe të pasurit kompjuterin tuaj në televizor do t’jua bëjë më të lehtë të organizoni zyrën nga shtëpia dhe të bashkëveproni me kolegët tuaj. Modelet e reja Neo QLED 98”ju lejojnë të përdorni shpejt dhe lehtësisht skedarët e zyrës nga shtëpia me madhësinë e shikimit dhe cilësinë e OLED 77”.
Ndihuni të sigurt me platformën Knox
Për më tepër, falë platformës Knox, e cila është një veçori softuerike e integruar në televizorët Samsung, pajisjet tuaja do të jenë të sigurta nga kërcënimet, si vjedhjet apo hakimet dhe virusët e ndryshëm. Për më tepër, përditësimet e regullta, ju ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme të të dhënave konficendiale dhe të ndjeshme të përdoruesve, të cilat ndodhen në televizorë, por edhe të pajisjve të tjera të ndërlidhura me to.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni linkun.