Përkrahet iniciativa për hartimin e Ligjit për mediet në Kosovë
07 maj 2018
| 19:10
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, i drejtuar nga Nait Hasani, kryetar, ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës në të cilën ka përkrahur nismën legjislative për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur për Medie (KPM) dhe hartimin i Projektligjit për mediet në Kosovë.
Po ashtu, ky komision ka shqyrtuar edhe Projektligjin nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare.
Ndërsa lidhur me shqyrtimin e propozimeve për Projektligjin për RTK-në, komisioni ka vazhduar punën në grupe punuese.
/Epoka e re/