Përkrahet nisma legjislative për hartimin e Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit
15 maj 2018
| 12:54
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga deputeti Daut Haradinaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt.
Në këtë mbledhje, e cila ka filluar me gjysmë ore vonesë për shkak të mungesës së kuorumit, është përkrahur inicimi i nismës legjislative të këtij komisioni për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, raporton “Epoka e re”.
Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur që të martën e ardhshme të bëhet intervistimi i kandidatëve për drejtor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Republikës së Kosovës.
/Epoka e re / A.M