Përkrahet propozimi i Bilall Sherifit që Kuvendi të hyjë në seanca të pandërprera
30 maj 2018
| 13:25
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilal Sherfi, ka propozuar që Kuvendi të vazhdojë punimet pandërprerë, me arsyetimin se janë shumë pika të rendit të ditës dhe se po humbet kohë me anën të ndërprerjes së seancave.
“Duke pas parasysh që janë 75 pika të seancave të hapura. Propozoj që Kuvendi të futet në seanca të pandërprera dhe mos ketë vonesa të mbledhjeve të Kryesisë. Nëse vazhdojmë më këtë ritëm, e që janë gjithë këto pika nuk do të mund t’i përfundojmë këto pika deri në fund të vitit”, ka thënë Sherifi.
Propozimi i tij është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
/Epoka e re/