PËRKRAHIM PAREZERVË NISMEN PËR SHTËPI MUZE TË USHTRISË E TË KOMBIT, TË SHTËPISË SË NËNË STANËS

22 tetor 2024 | 00:25

I nderuar Zedhenësi i Karadakut Ismet Sylejmani.

Dëshmia juaj për kontributin e Nënë Stanë, dhe buken qe e kemi ngrene nga duart e saj, dhe rolin e shtëpisë së familjes Gashi te Brusit, si pikë e forte takimi dhe mbështetje për UÇK-në, është shumë e rëndësishme.
Kjo shtëpi, e cila ishte në shërbim të ushtrise e ushtarëve, simbolizon heroizmin dhe bashkëpunimin e atyre viteve.
Nisma për ta shndërruar atë shtepi, në shtëpi muze dhe bazë të UÇK-së, është një mënyrë e shkëlqyer për të nderuar sakrificat e bëra dhe për të ruajtur kujtimin e historisë sone çlirimtare ushtarake.
Unë,Naser Ahmeti Celi, si pjestar i UÇK-es, dhe komandant Togu te Brigades 171 “ Kadri Zeka”, kam shoqeruar 3 Komandant te Zonave te ndryshme të UÇK-es, per te shtepia e familjes Gashi ne lagjen Peshter te Brusit, e te cilet jane: Komandanti i Zonës Operative te Karadakut Ahmet Isufi dhe e te Zv.Komandantit te Zones Operative te Karadakut Shemsi Syla, te Rrustem Mustafa (Remi) Komandant i Zones Operative te Llapit, te UÇK-se, te Adem Shehu Komandant i Brigades 153 të Zones Operative te Llapit, te Shukri Buja, Komandant i Zones Operative të Nerodimes, të UÇK-se dhe shume komandanteve te tjere e ushtarë si: Refik Shala (komandant Gjilani), e ushtari i UÇK-es Remzi Hajrullahu.

Gjithashtu deshmoj se une se bashku me ushtarin e komandantin Pajazit Ahmeti (Paja), tani deshmor i kombit, i rene heroikish ne Ofanziven e Betejes se Zhegocit , ishim gjithmonë të pandashëm, çdo ditë e çdo natë, dhe ne operonim nëpër zona të ndryshme te luftes, duke përdorur shtëpinë e familjes Gashi si një nga bazat me të sigurta te UÇK-es.
Ne, si bashkëluftëtarë, plotesisht dhe pa asnje rezerv e mbështesim Shefin per Informim te Zones Operative te Karadakut te UÇK-es,
Ismet Sylejmanin, në nismën e tij, për ta shndërruar shtëpinë e Nënë Stanës dhe Bacës Nua Gashit, në shtëpi muze të kombit dhe bazë te UÇK-së.
Ky projekt nderon sakrificat dhe angazhimin e të gjithëve që kontribuan në luftën për liri.

Me respekt bashkeluftetari juaj,
Naser Ahmeti – Celi
Kishnice, 21.10.2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elif Karaarslan u bë një emër shumë i njohur pak…