Përkrahje e madhe për AAK-në dhe 109-shin në fshatrat Bllagajë, Terboviq dhe Nakëll

28 janar 2025 | 23:03

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, së bashku edhe me kandidatë të tjerë për deputetë kanë mbajtur takime të rëndësishme me banorët e Bllagajës, Terboviqit dhe Nakllës.

“Në këto fshatra AAK-ja është shpresa e madhe për fitore dhe ndryshime.

“Koalicioni ‘Për Kosovën Fituese’ po gjen mbështetje kudo. Banorët e këtyre fshatrave treguan mbështetjen e tyre të palëkundur për koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137. Fitorja është afër. Si gjithherë Bllagaja, Terboviqi dhe Nakëlla dëshmuan edhe këtë herë përkushtimin e tyre ndaj vlerave kombëtare dhe vizionit për një Kosovë më të përparuar, me Ramush Haradinaj kryeministër, progresi do të jetë vlera jonë e përditshme”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77…