
Përkrahje e madhe për AAK-në dhe Smajl Latifin në Rahovec
06 shkurt 2025
| 20:14
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) së bashku me partnerët e saj Nismën, Konservatorët dhe Forumi Intelektual E30, ka mbajtur tubimin përmbyllës në Rahovec.
“Në tubimin përmbyllës, Rahoveci e dëshmoi edhe njëherë besimin në vizionin për Kosovën Fituese”, ka shkruar Smajl Latifi, kryetar aktual i Komunës së Rahovecit dhe kandidat për deputet me numër 16.
Në këtë tubim salla ishte e mbushur plotë, duke konfirmuar përkrahjen për 16-shin e AAK-së për në Kuvendin e Kosovës.