“Përkrahje e madhe për NISMËN dhe çlirimtarët”, Limaj në Lumishtë: Isni Kilaj po mbahet padrejtësisht në Hagë
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori pjesë në një tubim madhështor në Lumishtë të Malishevës, ku u prit me entuziazëm nga simpatizantët e partisë. Gjatë tubimit, u theksua përkrahja e fuqishme për kandidatin për deputet, Isni Kilaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Hagë.
NISMA e cilësoi këtë takim si një dëshmi të qartë të mbështetjes së qytetarëve për vlerat dhe vizionin e saj, duke shprehur mirënjohje për përkushtimin e Lumishtës në mbështetje të rrugës së çlirimtarëve dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin.
NISMA tubimin e përshkruan si përkrahje të madhe.
“Përkrahje e madhe në Lumishtë Sonte pata kënaqësinë të jem në mesin e qytetarëve të Lumishtës, të cilët me pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre dëshmuan përkrahjen e fuqishme për vlerat dhe vizionin tonë. Në këtë takim madhështor u pa qartë vendosmëria për të përkrahur kandidatët tanë dhe NISMËN SOCIALDEMOKRATE”.
“Megjithëse kandidati ynë për deputet, z. Isni Kilaj, po mbahet padrejtësisht në Hagë, mbështetja dhe besimi ndaj tij dhe të gjithë çlirimtarëve nuk munguan. Lumishta sot tregoi se është krah çlirimtarëve dhe e përkushtuar për të vazhduar rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Faleminderit Lumishtës për këtë përkrahje të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e NISMA.