Përkrahje e madhe për Smajl Latifin nga rinia
Kryetari i Rahovecit dhe kandidat për deputet nga AAK-ja me numër 16, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë nga kjo komunë.
Latifi i ka ftuar rininë që të bashkohen më 9 shkurt dhe t’i japin shtysë drejtimit për Kosovën fituese.
“Rinia është shkëndija që ndez flakën e ndryshimit! Në takimin me rini ndjeva një forcë dhe entuziazëm që më dha besim se e tashmja dhe e ardhmja janë në duar të sigurta. Angazhimi juaj është burimi i fuqisë që do të sjellë ndryshime të mëdha dhe nuk ka asgjë më të bukur se të shohësh të rinjtë që marrin drejtimin për Kosovën Fituese. Unë kam besim te ju, bashkohuni më 9 shkurt, angazhohuni që ta bëjmë Rahovecin dhe Kosovën më të fortë dhe më të ndritshme! Bashkë, për horizonte të reja!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.