Përkrahje e pakursyer nga banorët e Baranit për afaristin Ramush Ahmetaj

01 shkurt 2025 | 22:33

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, sonte ishte i pranishëm në takimin me banorët e fshatit Baran.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se pas shumë takimesh, konsultash dhe bisedash të shumta me bashkëluftëtarë, kryetarë të degëve të AAK-së, me miq e shokë, po e mbyllin këtë ditë të jashtëzakonshme me banorët e fshatit Baran, një vendbanim i komunës së Pejës që ka histori të madhe.

“Si kudo edhe në Baran gjetëm përkrahjen dhe mbështetjen e pakursyer për koalicionin “Për Kosovën Fituese” 137, me Ramush Haradinaj Kryeministër. Ndjehem krenar dhe i nderuar por edhe falënderues tej mase për përkrahjen e pakursyer të miqve dhe shokëve për të qenë përfaqësues i tyre në Parlamentin e Kosovës. Koalicioni ‘Për Kosovën Fituese’ 137, është garancia e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën më të mirë dhe më të përparuar për të gjithë”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për…