Përkrahje masive kudo në Malishevë për Arbëreshë Krasniqin e NISMA-s

07 shkurt 2025 | 10:10

I madh e i vogël, gra e vajza, djem e burra janë zgjuar në këmbë e në mënyrë masive duke mbështetur kandidatën e tyre femër, Arbëreshë Krasniqi që garon me numrin 18 në kuadër të Koalicionit Për Kosovën Fituese me numër 137.

S’ka fshat, lagje e s’ka shtëpi në Malishevë që emri i saj nuk dëgjohet e përkrahet.

Takime nga mëngjesi në darkë, po bëjnë të qartë se tashmë Malisheva ka vendosur ta dërgoj në Kuvendin e Kosovës, zërin e tyre përmes Arbëreshë Krasniqit, aktualisht drejtoreshë e arsimit që bëri revolucion në krye të detyrës duke ndërtuar 5 çerdhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionë e Boston zhgënjyen në fushën e tyre, ku u…