Përkrahje masive për AAK-në në qendër të Gjakovës, Gjini: Po rritet besimi dhe mbështetja për Kosovën Fituese
Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherit kandidat për deputet, Ardian Gjini, ka thënë se çdo ditë po rritet besimi për Kosovën Fituese.
Gjini në një tubim madhështor në Bashkësinë Lokale 1, në Gjakovë, ka thënë se bashkë me afrimin zgjedhjeve, po rritet edhe mbështetja për numrin 137.
“Bashkë me afrimin e datës 9 Shkurt, po rritet edhe besimi dhe mbështetja e juaj #PërKosovënFituese! Një popull i vogël me zemër të madhe si KOSOVA nuk u ç’bë, sepse besuam dhe e ëndërruam lirinë e demokracinë dhe kjo ëndërr ende vazhdon…”, ka thënë Gjini.
Gjini ka ftuar qytetarët për votuar për Kosovën Fituese në mënyrë që të zhvillohet Kosova.
“Ky tregim nuk duhet të vazhdoj me ata që po e udhëheqin luftën hibride, me ata që e mohojnë kontributin e gjithë atyre gjeneratave që u flijuan për këtë vend, me ata që nuk i njohin simbolet e shtetësisë.
Votoni që ky vend të zhvillohet, votoni 137-tën! Faleminderit për pritjen dinjitoze Bashkësia Lokale 1, Gjakovë!”, është shprehur Gjini.
https://www.facebook.com/share/1A3mGgFaNr/?mibextid=wwXIfr