Përkthimi i dobët, shpërthen konflikti prokurori – përkthyes
Pas bërjes publike të pasaktësive rreth përkthimit të ekspertizës së institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit, nga ana e politologut Bardhyl Mahmuti, ka shpërthyer një konflikt i ashpër ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe përkthyesit zyrtar, Ismail Ismaili, raporton “Epoka e re”.
Ka qenë deklarat e përkthyesit Ismaili, se ka përkthyer nën presion të kohës, duke qenë se konkluzionet e ekspertizës i janë dhënë për përkthim vetëm 5 minuta para orës 10:00, kur në fakt familja Dehari ndodhej në prokurori, prandaj edhe kanë ndodhur lëshimet në përkthim, ato që e kanë shtyer Prokurorinë për të reaguar ndaj tij përmes një kamunikate.
Nëpërmjet komunikatës për media, Prokuroria i ka kualifikuar pretentimet e përkthyesit si të pavërteta.
Politologu Mahmuti, njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës frenge, pasaktësitë e përkthimit i kishte bërë publike duke sjellur shembuj konkret përmes krahasimit të pasuesve të ekspertizës, të përkthyer nga ana e tij me ato të përkthyesit zyrtar.