Përkthimi në hebraisht i “Meta”-s së Facebook shkakton humor në Izrael
01 nëntor 2021
| 11:15
Emri i ri i zgjedhur nga Facebook për të përmbledhur në një kompani mëmë të gjitha rrjetet e platformat sociale që kontrollon ka shkaktuar reagime të ndryshme në botë.
Në Shqipëri faqet satirike të rrjetit e lidhën me Presidentin Meta dhe me humor i zhvendosën zyrat qendrore të kompanisë nga Kalifornia në Çorovodë.
Por humori me emrin e ri të kompanisë së Mark Zuckerberg nuk ka qenë vetëm shqiptar. Me të kanë ironizuar edhe hebrenjtë.
Fala “Meta”, e zgjedhur nga Facebook për të emërtuar kompaninë e re në hebraisht do të thotë “i/e vdekur”.
Ndaj, ndryshimi i emrit shkaktoi reagime humoristike në Izrael. Përdoruesit në Twitter e zgjatën shakanë nën hashtagun “FacebookDead”, që në shqip përkthehet “Facebook i vdekur”.