Përkthyesi i britanikëve “bllokohet” nga talebanët, i lutet kryeministrit të Britanisë për ndihmë

19 gusht 2021 | 11:42

Një ish -përkthyes afgan për ushtrinë britanike, i është lutur qeverisë së Britanisë që ta evakuojë atë dhe familjen e tij nga vendi.

Ahmed (emër jo i vërtetë)- thotë se javën e kaluar atij më në fund iu dha leja për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar, por mëngjesin tjetër, talebanët kishin marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabul.

Ai thotë se ai, gruaja e tij (mjeke në spital) dhe djali i tyre gjashtë vjeçar kanë mbetur të mbërthyer në një situatë “të tmerrshme”.

“Jeta ka përfunduar për ne kur Kabuli u mor nën kontroll, ne jemi lënë vetëm prapa në një dhomë të errët,” tha ai për BBC.

Talebanët kanë thënë “nuk do të ketë hakmarrje” ndaj njerëzve të Afganistanit, por Ahmed thotë se nuk i beson ata.

Ahmed*, i cili punoi me trupat britanike për tre vjet – thotë se gjatë luftimeve, talebanët kishin në shënjestër përkthyesit pasi ata ishin “sytë dhe veshët” e forcave.

I pyetur se çfarë do t’i thoshte kryeministrit britanik, Boris Johnson për gjendjen e familjes së tij, ai thotë: “Unë thjesht dua që ai të ofrojë siguri për mua dhe familjen time. Dhe e lus atë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza me fustan të bardhë që qëndronte në muret e…