Përkufizimi i krizës morale dhe politike

14 shkurt 2023 | 11:29

Shkruan: Ilir Gashi

(Në dyvjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit)

Teoria e mbingarkesës së shtetit dhe kriza e kredibilitetit, është pasojë e pritjeve elektorale! Një politikë e pashpjegueshme e mashtrimit për publikun, e sidomos për votuesin me logon: “VV”. Ky  dy vjeçar, e përkufizon qeverisjen Kurti në dy aspekte, në atë politik si anarkiste dhe në atë ekonomik si qeverisje e bonave të socializmit. Qeverisje me  shumë kontradikta dhe rrëmuja në një sistem pluralist!

Nuk ka të ngjarë barazia sociale si koncept politik dhe qëllim deri sa udhëheqësit e kësaj mendësie janë multimilionerë. Fundi i fundit, nga kush i kanë marrë milionat e fushatës anarkiste disavjeçare “marksistët” dhe “titistët” e parapolitikës me koncept të majtë, qeverisja e të cilëve sot proklamohet si sociale? Nga milionerët që, nuk po ua di shumëkush as prejardhjen sociale, dhe as atë nacionale ! Qeveria Kurti, është një kompozim me shumë  “elemente ” të panjohura, ashtu si edhe elektorati i saj që, që është një elektorat i përzier dhe s’ka identitet ë qartë “moral” dhe politik. Prandaj, si mundesh të synosh të promovosh barazi kur klientela financuese, nepotizmi, militantizmi  dhe sidomos sistemi i propagandës pa mbulesë, janë e kundërta e “tregimit” që Kurti e shurdhoi qytetarin e Kosovës për rreth dy dekada ? Kë të ngjarë që “eskorta” fluturuese e Kurtit, e ka hipnotizuar deri në atë shkallë sa, pothuajse e ka sëmurë psiqikisht elektoratin.

Nuk e ka mbajtur asnjë premtim. “Gënjeshtra”,  më shumë se propaganda për të cilën kemi menduar se është postulat vetëm i mentalitetit serb, është baza programore e Kurtit dhe e subjektit që e drejton. Ka abuzuar aq shumë me historinë nacionale, me simbolet tona kombëtare, me traditat dhe zakonet, me të vërtetat dhe gjuhën publike, me etiken dhe identitetin sa që, në pjesën më të madhe ua ka humbur kuptimin dhe etimologjinë! Sintagmat e ndryshme propagandistike dhe agjitative s’i “hajn”, “tradhtar”, “ i shitur”, “i kapur” etj., tash i ka veshur siç vesh “Babadimri” rekuizitat festive në ditët e ndërrimit të motive!

Institucionet i ka mbushur me militant partiakë, me militant ideologjikë politik e fetarë, me analfabet, me të papërvojë, të zgjedhur nga akraballëku, të huazuar nga sistemi i kaluar komunistë, të huazuar nga kafenetë dhe s’di nga ku, prandaj lexues të nderuar e kam problem se s’i ta përkufizoj qeverisjen e Kurtit në dyvjetorin e saj!

Krye – ministri, është një manipulator me shkollë! E shihni cka banë me paranë publike ! E deponon në magazine. S’ka asnjë investim kapital: as brenda, dhe as nga jashtë vendit. Dy vjet qeverisje, dhe “arat” mbeten të palëvruara – shkret! Herë pas here, pretendon të marrë nga të pasurit për t’ju dhënë të varfërve, përderisa “Ambasadori” i sistemit të politikës së jashtme, bënë korrupsion transnacional! Ai, kapet si një i dyshimtë me presh në dorë, duke na lënë pezull me pyetjet: edhe kush janë “milionerët” e tjerë të historisë anarkiste të VV-së, ndërsa sot, qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën në një teatër me aktorë  që në fund të epilogut të dramës  së tyre, mendojnë vetëm si ta ruajnë pushtetin.

Krye – ministri, i cili e “urren” kapitalizmin hapur bredh nëpër Kosovë me xhipa të zi si të “Coza nostres”, dhe në konferenca për shtyp, shitet s’i “Ernesto Ce Gevara”! Pas konferencave, vrapon pas erës së mishit të pjekur! Por, makijazhi popullist në kohën e teknologjisë moderne, avullohet akoma pa rënë mbrëmja! Se, ndryshe, s’kishte pasur asnjë mundësi të dihet se të majtit e promovimit të barazisë sociale janë multimilionerët kapitalist me aksione në korporata multimilionësh. Me një klikim në “Google”, e gjënë vlerën monetare të secilit bartës institucional.

Dy konsistenca e kanë përcjell qeverisjen Kurti në këtë dy vjeçar: beteja anti UÇK, dhe antiamerikanizmi – që domethënë – antikapitalizmi! Por falë këtyre dy shtyllave ekzistenciale të shtetit të Kosovës, ai e qetë “këmben e djathtë” në “xhipin e zi marksist”! Duke e lexuar me vëmendje shpjegimin që e parashtron Tuqididi  për dilemat morale të perandorisë te “Dialogu i Melosit”, e kuptojmë se si athinasit u shpjegojnë ishullarëve të Melosit se të fortit sundojnë sa herë që kanë mundësi dhe të dobëtit duhet të nënshtrohen! Krye-ministri ynë që pretendon se është “historian dhe filozof”, sigurisht e ka në zyre këtë tekst të Tuqididit në formë “brochure” të shaptilografuar!

Duke e ditur se elektorati i tij se ka idenë se kush ka qenë Makiaveli, ky elektorat e veneron Kurtin bash s’i “Princin” në tekstin makiavelian! Ndërsa krye-ministri ynë na qeverisë sipas gjendjes natyrore të njeriut (Hobsi), në këtë “tekst dhe kontekst”, ndriçojmë një deshifrim të shpërfaqjes se vizionit të “Perandorisë” Kurti! Sipas vizionit kurtian, ai parasheh akzekutimin me vdekje të gjeneralëve fitimtarë në luftë, por që kanë dështuar për t’i sjellë trupat e ushtarëve të mbetur në beteja! Pra, ata s’janë tjetër veçse “gjeneralë” të ushtrive të vdekura…!

Nëse flasim për antiamerikanizmin ( jo si kundërshti administrative apo si mos pajtim individual), por si “armiqësi” ideologjike, mund të kuptojmë se Kurti ka problem ideologjik me Amerikën dhe s’ka të bëj me administratat që vijnë e shkojnë. Ka hapur mospëlqim dhe mosbesim në idealet, kulturën, sistemin politik dhe politikën e jashtme, si dhe veprimtaritë e ShBA-ve në të kaluarën dhe në të tashmen. Prandaj, këtë e argumenton konsistenca e tij antiamerikane që nga viti 1999 në Rambuje, pastaj në 2006/7 në Vjenë, dhe me refuzimin e gazit në vitin 2021 dhe 2023. Dy dekada ka luftuar Kurti për përkeqësimin e marrëdhënieve me ShBA-të, e kjo s’mund të lexohet ndryshe veçse, s’i luftë ideologjike e një politikani të majtë, madje më të majtë se një politikan i “Brigadave të Kuqe” të viteve të 70-ta të shekullit të kaluara!

Kush mund t’i mbërthej të gjitha “problemet” politike dhe diplomatike të tij dhe të VV-së ? Problem me ambasadoren Tina Kajdanow, me ambasadorin Christopher Dell, ambasadoren Tracey Ann Jacobson, Jeffrey M. Hovenier, me emisarët Ricker, Grenell e Escobar…!

Demokratë e republikanë, të gjithë njësojë për mentalitetin politik e konceptin ideologjik të Albin Kurtit. Pra, ai s’ka problem me atë çfarë janë përfaqësuesit amerikan, por për atë çfarë ata përfaqësojnë! Prandaj kriza morale që ka kapluar këtë qeverisje, është në dëm të thellë të interesave të përgjithësim të Kosovës dhe të popullit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre edhe të…