Përkujtimi i masakrës e Studimës nëpërmjet fotografive

02 maj 2018 | 17:40

Në mbrëmjen e 2 majit të vitit 1999 në Studime të Epërme të komunës së Vushtrrisë janë vrarë dhe masakruar 116 civilë.

Kjo është njëra ndër masakrat më të tmerrshme që janë kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë masakër janë vrarë burra, gra dhe fëmijë, ndërsa deri më tani askush nuk është dënuar lidhje me këto krime.

Tash së fundi në Kosovë po mbahet gjykimi kundër Zoran Vukotiq, i cili akuzohet për disa vrasje që janë kryer në Vushtrri dhe Studime.

Në Studime të Epërme janë vrarë civilë shqiptarë, nga të gjitha anët e Kosovës. Të mërkurën është përkujtuar 19-vjetori i masakrës së Studimës dhe “Kosovapress”-i sjellë pamje nga përkujtimi i kësaj masakre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë duke vazhduar kërkimet për dy policët të cilët janë…