Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
10 nëntor 2019
| 12:40
Sot në sheshin “Edit Durham” në kryeqytet është mbajtur ceremonia e Ditës së Përkujtimit për 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, ambasadori amerikan, Philip Kossnet, drejtuesit e FSK-së si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore.