Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
08 nëntor 2020
| 12:37
Ambasada Britanike në Prishtinë ka organizuar të dielën ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, janë vendosur kurora lulesh për 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që kanë humbur jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).
Në një fjalë të shkurtër rasti, ambasadori Nicholas Abbott, ka thënë se do të kujtohen përherë 14 ushtarët në fjalë.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e cila është edhe kryetari e Kuvendit.
I pranishëm ka qenë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.
Ngjarja është zhvilluar në sheshin “Edit Durham”, afër “Hotel Grand” në Prishtinë.