Përkujtohen 30 dëshmorët e kombit të rënë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit
Nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e shënimit të 19-vjetorit të rënies heroike të 30 dëshmorëve të kombit të rënë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit, më 27, 28 dhe 29 janar 1999, do të organizohen aktivitete përkujtimore më 29 janar 2018.
Në orën 10:00 në Rogovë të Hasit do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.
Në orën 10:45 do të bëhen homazhe te Monumenti i Dëshmorëve po në Rogovë të Hasit, ndërsa po më 29 janar do të mbahet edhe akademia përkujtimore në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Në këto beteja kanë rënë dëshmorë: Agim Bardh Zeneli, Agron Osman Rama, Agush Asllan Gjocaj, Bahtijar Avdyl Morina, Daut Idriz Kelmendi, Emrush Qaush Çeta, Gëzim Qazim Ademaj, Hamdi Ibish Berisha, Haxhi Lypjani, Ilir Rexhep Merturi, Kasim Rexhep Shala, Luan Avdi Smajli, Mem Zef Lleshi, Prenk Zef Lleshi, Naim Halil Dreshaj, Naim Xhafer Gashi, Sevdi Avdyl Ramaj, Sahit Abdyrrahman Krasniqi, Valon Muharrem Gashi, Gasper Karaqi, Vesel Abdyli, Zyber Shala, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Rifat Shala, Selmon Morina, Adem Shala, Rrustem Morina, Nesret Morina dhe Muhamet Morina.