Përkujtohen Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari në 20-vjetorin e rënies së tyre

20 janar 2019 | 15:43

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, drejtorë të drejtorive komunale, kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, familjarë të dëshmorëve si dhe dhjetëra qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkujtim të rënies heroike të komandantit të Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes, Ahmet Kaçiku si dhe dëshmorit të kombit, Vezir Jashari.

Me këtë rast, Aliu ka thënë se Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari janë shembulli më i mirë,  ku trimëria, zgjuarsia dhe atdhedashuria farkojnë lirinë e popullit tonë.

Veprën e dy dëshmorëve e ka vlerësuar lart edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2019” ka vazhduar aktivitetet me…