
Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Polacit
07 prill 2025
| 14:33
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit, të hënën kanë marrë pjesë në homazhe përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së 87 dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka thënë se dëshmorët dhe martirët dhanë jetën e tyre për lirinë dhe dinjitetin tonë.
“Prandaj, sot përulemi para veprës heroike të dëshmorëve dhe martirëve, të cilët mundësuan të vijmë te liria e shumëpritur. Lavdi përjetësisht dëshmorëve dhe martirëve të Polacit!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.