Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Shqiponjë të Dushkajës së Gjakovës
Me homazhe dhe tubim përkujtimor në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit në Shqiponjë” janë kujtuar 41 dëshmorët dhe martirët e rënë në pranverën e vitit 1999.
Të pranishëm në homazhe përpos kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për të nderuar luftën e ushtrëve të Jabllanicës të prirë nga dëshmorët Sadri Zeneli, Naser Brahimaj dhe luftën e Nazmi e Lahi Brahimajt kanë qenë edhe shumë deputetë, kryetar komunash e ish themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të nderuar këtë datë përkujtuese prezent ishte edhe kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.
Në këtë manifestim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të luftës së fundit dhe të politikës në Kosovë ku janë bërë homazhe e janë përkujtuar të rënët për liri. Përpos Ramush e Daut Haradinajt pjesëmarës ishin edhe Nait, Hasani, Musë Jashari, Bislim Zogaj, Gjeneral Naim Haziri, ushtaraku Agron Sylejmani, deputetët Pal Lekaj, Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Shemsedin Dreshaj, Hajdar Beqa, Agon Batusha, ish-deputeti Ahmet Isufi, kryetari i komunës së Deçanit e ai i Klinës e shumë personalitete tjera.
Në Jabllanicë të Dushkajës kanë rënë 41 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një beteje të ashpër me policinë dhe ushtrinë serbe.
17 maji i vitit 1999 njihet si dita e çlirimit të Jabllanicës (Shqipnojës) ku edhe dhanë jetën 41 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo betejë, ishte lartësuar e vlerësuar lart edhe nga ish-gjenerali amerikan Wesley Clark.
Në betejën e ashpër të Jabllanicës kishin rënë dëshmorë Adem Hazir Delija, Agron Zenun Gashi, Albert Ali Qelaj, Ali Shaban Rama, Arben Adem Hereci, Arben Mehmet Mehmetaj, Bajrush Ramë Mehmetaj, Beqë Sefer Gashi, Demë Ali Qelaj, Driton Mujë Zeneli, Fitim Selman Rexhaj, Gani Sadri Brahimaj, Halil Islam Thaçi, Idriz Bajram Gucati, Islam Halil Ademaj, Isuf Tahir Olluri, Lan Dervish Rexha, Misin Bardhosh Qelaj, Muhamet Avdyl Zeneli, Muhamet Rrustem Alija, Nikë Sokol Hajdari, Ramë Tahir Mehmetaj, Rifat Hasan Smajli, Selim Qerim Salihu, Shaban Tafë Kelmendi, Tafë Hasan Nimani, Valon Muharrem Gashi, Xheladin Azem Salihu, Xhevdet Shaban Hoti, Zef Gjon Krasniqi e Zeqir Isuf Gashi.
Jabllanica është vlerësuar gjithmonë si vend-qëndresë e nismave për lirinë e Kosovës edhe para luftës së fundit.