
Përkujtohen dëshmorët e fshatit Opterushë
30 mars 2018
| 14:33
Në 19-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Opterushë të Komunës së Rahovecit janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora me lule, në shenjë respekti për jetën dhe veprën e të rënëve të vitit 1999 për lirinë e Kosovës.
Përveç familjarëve, qytetarëve të fshatit Opterushë dhe fshatrave përreth, homazhe tek varret e të rënëve kanë bërë edhe zyrtarë komunal, të prirë nga kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi.