Përkujtohen dëshmorët e fshatit Staradran
Në fshatin Staradran të Komunës së Burimit janë përkujtuar dëshmorët Demush Mavraj, Bekim Mavraj dhe Ibish Mavraj.
Me këtë rast, në Shkollën Fillore “Ismajl Qemajli” është mbajtur një mbledhje përkujtimore, pastaj është bërë edhe zbulim i pllakës përkujtimore të Shtabit Lokal në shtëpinë e dëshmorit Bekim Mavraj.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe deputetit Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha. “Nëse kthehemi 22 vite më parë këtu ishte një katrahurë dhe kishte me dhjetëra e mijëra njerëz nga Mitrovica dhe vendet e tjera, ku banorët e fshatit Staradran i kanë ushqyer dhe i kanë mbrojtur. Po ashtu ka qenë dhe aktivitetit i UÇK-së, dhe kjo shtëpi ka qenë një ndër shtabet e UÇK-së.
Ne duhet t’i përkujtojmë këta dëshmorë, sepse liria jonë nuk do të vinte pa ta, pra liria ka ardhur falë gjakut të dëshmorëve”, ka thënë deputeti Berisha.
/Epoka e re/