Përkujtohen dëshmorët e kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj
Është shënuar 20-vjetori i rënies heroike të dy dëshmorëve të kombit, Reshat Çoçaj e Muharrem Samahodaj.
Ndonëse në një ceremoni simbolike, të hënën janë përkujtuar dy dëshmorët e kombit në 20- vjetorin e rënies. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë që familjarë, bashkëluftëtarë, invalidë të luftës, miq e bashkudhëtarë të dy dëshmorëve në luftën për çlirimin e Kosovës.
Është për t’u çuditur se si deri më tani për këto 20 vite nuk ka pasur një përkujtim të denjë e madhështor për dy dëshmorët, pothuajse në secilin vit prezencë simbolike, kryesisht familjarë dhe bashkëluftëtarë të afërt të dy dëshmorëve.
Reshat Çoçaj ishte pjesëmarrës në secilën protestë të organizuar para luftës nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një person human, duke i ndihmuar studentët të cilët ishin dëbuar atëkohë nga okupatori serbë.
Reshati ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi, i cili njihet për kontribut shumë të madh gjatë tërë luftës.
Edhe Muharrem Samahodaj njihet për një luftëtar sypatrembur, i cili ishte në gjendje gatishmërie në çdo kohë për të dhënë kontributin më të mirë në çlirimin e vendit. /04online.info/