Përkujtohen dëshmorët e kombit Sokol Preteni, Qazim Cimili dhe Esat Meholli
Sot, në Mitrovicë u përkujtuan dëshmorët e kombit Sokol Preteni, Qazim Cimili dhe Esat Meholli në 20 vjetorin e rënies heroike në fshatin Melenicë.
Këta tre dëshmorë ranë heroikisht më 29 prill 1999 në luftë të ashpër frontale në Melenicë e cila zgjati 39 ditë rresht duke ndalur makinerinë ushtarake serbe.
Akademia u organizua nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në fjalën e rastit theksoi se amaneti i dëshmorëve duhet të qohet në vend dhe se obligim i secilit qytetar është vazhdimi i rrugës së tyre drejt ndërtimit të një shteti të konsoliduar, shkruan “veriu.info”.
Me këtë rast u shfaq edhe filmi dokumentar “Dëshmorët që janë përjetësia e Epopesë së Melenicës” ku prezantohet jeta dhe vepra e dëshmorëve Sokol Preteni, Qazim Cimili dhe Esat Meholli.
Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i falënderoi, Musa Preteni, që potencoi se 20 vite më parë pikërisht në këtë orë tre dëshmorët e kombit ishin duke zhvilluar luftën më të ashpër frontale që njeh Shala e Bajgorës. Ai theksoi dëshmorët luftuan për vlerën më të lartë që njeh bota perëndimore, për vlSokol Preteni, Qazim Cimili dhe Esat Meholli ishin nga fshati Melenicë, ku u rritën dhe u shkolluan. Qysh në celulat e para të UÇK-së ata vendosën t’i bashkohen luftës çlirimtare deri në vdekjen e tyre para 20 vitesh.
Lavdia e fshatit Melenicë në luftën e fundit ka marrë emrin Epopeja e Melenicës, falë veprës së këtyre tre dëshmorëve.
Ditë më parë Sokol Preteni, Qazim Cimili dhe Esat Meholli bashkë me 6 dëshmorëv tjera morën urdhrin “Hero i Kosovës” nga presidenti i vendit.