Përkujtohen dëshmorët e Kumanovës
09 maj 2019
| 12:30
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka përkujtuar sot dëshmorët e Kumanovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, sot janë organizuar protesta kundra dënimeve drastike nga gjykatat sllavo-maqedone që u bën çlirimtarëve.
“Sot bëhen 5 vite nga rënia e Dëshmorëve të Kombit në Kumanovë, me këtë rast sot më 09 maj në ora 11:00 në të gjitha trojet shqiptare dhe diasporë, do organizohen protesta kundra dënimeve drastike nga gjykatat sllavo-maqedonet ,që ju bën çlirimtarëve.
Nderim për Dëshmorët e Kombit!
Lavdi!”, ka shkruar Jashari.
/Epoka e re/