
Përkujtohen dëshmorët e Saradranit në mesin e tyre edhe vëllai i Adem Grabovcit
Të hënën janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Saradran të komunës së Istogut, në mesin e tyre edhe dëshmori Dinë Grabovci, i cili është vëllai i Adem Grabovcit dhe babi i Valonit.
Me këtë rast, djali i Din Grabovcit, Valoni ka thënë se ndihet krenar me kontributin e babait dhe të bashkëvendësve të tij të cilët kanë rënë në altarin e lirisë.
“Vitet po kalojnë, por çdo ditë më shumë përkulemi me krenari para veprës tuaj dhe bashkëvendësve të cilët u flijuan për lirin e vendit. I rritur në një frymë të lartë patriotike dhe frymëzuar nga vepra dhe heroizmi i babait Bajram dhe familjes, që ishin çdo herë në krye të përpjekjeve për liri”, ka shkruar Valon Grabovci në “Facebook”.
Ai ka thënë se babai i tij ishte në çdo organizim, i cili kishte për qellim lirinë e Kosovës.
“Ishe aty ku fillonte çdo organizim për lirin, i përballur me përndjekjet e shumta që të bëheshin ty e famijes nga regjimi serb, por pavarësisht çmimit asnjëherë nuk e ndale aktivitetin me gjitha lëvizjet patriotike të kohës.
Ishe në organizimet e para që përgatiteshin për luftën bashkë me të vëllain Ademin, nipin Xhaferin dhe bashkëveprimtarët e kohës. Betejat na ndanë baba Dinë, por edhe sot takoj shumë bashkëvendës e bashkëluftëtarë që të kujtojnë për bujarin dhe trimërinë që gjeten te Ju gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ju bashkove me vullnetin e pashoqë deri në rënien tuaj duke u bashkuar me ata që fituan pavdekësinë”, ka shkruar Valoni.
Dinë Grabovci ka rënë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë 24 vjet më parë.