Përkujtohen dëshmorët Malush Ahmeti e Faik Goxhuli
15 maj 2019
| 13:12
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarët, bashkëluftëtarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve të kombit, Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli, në kujtim të sakrificës sublime të tyre për lirinë e Kosovës.
Për nder të 20-vjetorit të rënies së tyre, është lartësuar vepra e heronjve të ushtrisë së lavdishme çlirimtare, që sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
/Epoka e re/