Përkujtohen dëshmorët Rexhepi dhe Duraku

22 janar 2018 | 19:31

Komuna e Rahovecit ka mbajtur një tubim përkujtimor me rastin e 19-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Skënder Rexhepi-Hekuri nga fshati Mrasori dhe Fitim Duraku-Fita nga fshati Krushë e Madhe.

Po për nder të këtyre dy dëshmorëve janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Krushë të Madhe dhe tek lapidari i dëshmorëve në fshatin Fortesë.

Në nderime, homazhe dhe tubim përkujtimor, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorëve, përfaqësues të OVL e UÇK-së – Dega në Rahovec, si dhe qytetarë të shumtë. Latifi, në fjalimin e mbajtur, ka thënë se po i nderojnë dëshmorët e kombit Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku, në 19-vjetorin e rënies së tyre.

“Shëmbëlltyra e tyre do t’u shërbejë shumë gjeneratave. Lufta dhe rënia e tyre janë dëshmi se luftëtarët e UÇK-së e deshën lirinë më shumë se gjithçka tjetër në këtë botë. Rënia në krye të detyrës, duke hyrë thellë në territorin e pushtuar nga armiku, flet për gatishmërinë dhe guximin e tyre dhe kjo duhet vlerësuar lart. Prandaj, do të kujtohen dhe nderohen për këtë sakrificë madhore”, ka thënë Latifi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka afat një muaj që të jap…