Përkujtohen dëshmorët Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku, Latifi: Lanë pas një trashëgimi të madhe atdhetarizmi
Në 26-vjetorin e rënies heroike, sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku.
Përveç familjeve të dëshmorëve, pjesëmarrës në nderim të veprës dhe jetës së dëshmorëve Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku ishin edhe dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë, OVL të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.
Kryetari Latifi ka thënë se Skënderi dhe Fiti lanë pas vetës një trashëgimi të madhe atdhetarizmi.
“Skënder Rexhepi, i njohur si Komandant “Hekuri” dhe Fitim Duraku, i njohur për përkushtimin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e nisën misionin e tyre më 21 janar 1999, duke u përballur kokë më kokë me armikun serb, gjë që çoi në rënien e Skënderit dhe plagosjen e Fitimit, i cili nga plagët e marra vdiq më vonë. Ata, me angazhimin e tyre të madh për liri, lanë pas një trashëgimi të madhe atdhetarizmi”, ka shkruar Latifi.
Postimi i plotë i Latifit:
FLAKADANËT E PASHUAR, SKËNDER REXHEPI DHE FITIM DURAKU
Në 26-vjetorin e rënies, përkujtojmë dëshmorët Skënder Rexhepi dhe Fitim Duraku, heronj të kombit që u flijuan për lirinë e vendit. Së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, OVL të UÇK-së dhe qytetarë, nderuam veprën dhe jetën e tyre.
Skënder Rexhepi, i njohur si Komandant “Hekuri” dhe Fitim Duraku, i njohur për përkushtimin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e nisën misionin e tyre më 21 janar 1999, duke u përballur kokë më kokë me armikun serb, gjë që çoi në rënien e Skënderit dhe plagosjen e Fitimit, i cili nga plagët e marra vdiq më vonë. Ata, me angazhimin e tyre të madh për liri, lanë pas një trashëgimi të madhe atdhetarizmi.
Përkujtojmë dhe nderojmë me respekt këta dy heronj të lavdishëm dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit tonë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Skënder Rexhepin dhe Fitim Durakun!