Përkujtohen fëmijët e parë që i vrau ushtria e Serbisë, më 1989 në Golesh

07 prill 2021 | 14:10

Më 5 prill 1989, ushtarët serbë jugosllavë vranë dy fëmijë 11-vjeçarë të Dragobilit të Malishevës, Arsim e Din Paçarizin.

Ngjarja kishte ndodhur në vendin e quajtur Golesh.

Ish-mësuesi i dy fëmijëve, Skender Paçarizi, kujton se atëbotë dy shokët kishin dalë të ruanin bagëtitë, kur në kodrinë zbarkuan ushtarë serbë jugosllavë për të bërë manovra. Sipas ish-mësuesit, ushtarët fillimisht i kishin mashtruar fëmijët, më pas kishin shtënë ndaj tyre për t’i lënë të vdekur.

Për këtë ngjarje, ky thotë se nuk ka marrë përgjegjësi askush deri tash.

Dy fëmijët e ndjerë kujtohen në këtë formë të varrezat e fshatit. E gjitha është bërë nga familja, kurse nga institucionet thotë se nuk ka fare interesim.

Paçarizi thotë se duhet t’u kushtohet rëndësi edhe të vrarëve të viteve të mëhershme, sidomos nga popullata civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për votën e saj për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente,…