Përkujtohen Ilir Konushevci e dr. Hazir Mala
08 maj 2019
| 22:10
Në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, nesër, duke filluar nga ora 13:00, mbahet Akademia Përkujtimore me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve të Kosovës, gjeneralmajor Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malajt.
Kjo akademi mbahet nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili do të mbajë fjalë rasti në nderim të të rënëve. Kujtojmë se gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malaj janë vrarë më 9 maj të vitit 1998.
Pas akademisë përkujtimore do të bëhen homazhe te varret e heronjve të Kosovës, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen Velania të Prishtinës.