Përkujtohen luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit, Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi
Në 24 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Fatmir Hyseni dhe Skender Gashi të rënë gjatë betejave kundër forcave serbe me 9 maj 1999.
Në nderim të rënies së dëshmorëve, Fatmir Hyseni dhe Skender Gashi, shumë bashkëluftëtar dhe familjar kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Penuh të Besianës.
Bashkëluftëtarët e Fatmirit dhe Skënderit, evokuan kujtime të lavdishme për ushtarët e rënë në fushën e betejës, si dhe për kontributin dhe moralin e lartë që kishin deri në rënien e tyre.
Më pas familjar të shumtë, shokë e bashkëluftëtar kanë vizituar edhe vendin e rënies së dëshmorit Fatmir Hyseni te Guri i Bardhë, në malet e Podujevës.
Ndërsa në përkujtim të rënies, vëllau i tij, ish i burgosuri politik, ish deputeti e zv/ministri në qeveritë e kaluara, Hajredin Hyseni ia ka kushtuar disa vargje poetike:
Me rastin e 24 vjetorit të rënies së dëshmorit Fatmir Hyseni.
Rrugëtimi Yt shtigjeve te lirisë, frymëzim i së ardhmes sonë!
Ti dhe flamuri Mir, që 24 vite te Guri i Bardhë, roje të lirisë!