Përkujtohen të rënët e Pashtrikut

05 dhjetor 2022 | 11:56

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të rënë në bjeshkët e Pashtrikut.

Latifi ka thënë se rrugëtimi atdhetar e luftarak i dëshmorëve, të rënë në dhjetor të vitit të ‘98 në bjeshkën e Pashtrikut, përbën një nga ngjarjet më tragjike e heroike njëkohësisht.

“Muhamet Malsori, Hysni Duraku dhe studentët-dëshmorë, Hida, Ismet, Isak, Sedat e Sinan Hoti nga Krusha e Madhe, së bashku me Skender Hamelin nga Mazreku i Hasit, i ujitën me gjak themelet e lirisë”, ka thënë kryetari i Rahovecit.
Latifi ka thënë se ata kuptuan malet e ashpra të Pashtrikut, me zjarrin e lirisë në zemra, duke sfiduar rreziqet, acarin e vështirësitë e mëdha.

“Kujtimi dhe nderimi për ta është detyrim njerëzor e institucional. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta ndërtojmë të ardhmen e brezave. Lavdi e nderim për dëshmorët e dhjetorit”, ka thënë Latifi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa muaj pas shpalljes së vendimit, Amber Heard ka apeluar…