Përkujtohet 22-vjetori i betejës së Jeshkovës
11 mars 2021
| 15:03
Me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorët komunalë, përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, familjet e dëshmorëve, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë dhe pranë lapidarit dhe varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë.
Me këtë rast, kryetari Haskuka ka thënë se sot kanë përkujtuar 21 dëshmorët e rënë në këtë betejë të lavdishme të UÇK-së, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Po ashtu, kryetari Haskuka ka theksuar se lufta e UÇK-së është krenaria e kombit shqiptar.