Përkujtohet 37-vjetori i rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës
13 maj 2018
| 14:34
Për nderë të 37-vjetorit të rënies heroike të Nebih e Tahir Mehës, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, si dhe me kryetarin e Drenasit, deputetë, asamblistë, familjarë dhe qytetarë, kanë bërë nderime dhe vendosur buqeta lulesh pranë varrezave të Nebih e Tahir Mehës.
Pas homazheve është mbajtur një manifestim përkujtimorë tek kulla e Tahir Mehës.
Të pranishmëve me një fjalë rasti u është drejtuar, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ai Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Ilir Meha në emër të familjes Meha.
Manifestimi është përkujtimor është përmbyllur me një program kulturo-artistik.
/Epoka e re/