Përkujtohet Audrius Senavicius, zyrtar doganor i EULEX-it i vrarë në veri
19 shtator 2019
| 15:29
Më 19 shtator 2013, zyrtari doganor i EULEX-it Audrius Senavicius humbi jetën kur persona të panjohur shtënë me armë zjarri ndaj automjetit të tij në veri të Kosovës.
Sot ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, dhe një delegacion nga Policia e Kosovës i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm Rashit Qalaj, vizituan vendin ku u qëllua Audrius Senavicius dhe bënë nderime.
/Epoka e re/