Përkujtohet dëshmori Avni Hajredini në 24-vjetorin e rënies
Me rastin e 24-vjetorit të rënies së dëshmorit Avni Hajredini, i cili sakrifikoi jetën e tij në mbrojtje të Mitrovicës, përfaqësues komunal, drejtues të shoqatave të dala nga lufta si dhe familjar, kanë vendosur buqeta lulesh tek pllaka përkujtimore në vendin e rënies, në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në veri të qytetit dhe tek varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Gjatë këtyre homazheve është vlerësuar lartë kontributi i dëshmorit Avni Hajredini, për çështjen kombëtare dhe për çlirimin e vendit e të Mitrovicës, duke thënë se angazhimi i tij për të mirën e kombit e sidomos për të mirën e Mitrovicës na bënë të ndihemi krenar.
Dëshmori Hajredini ishte vra më 13 shkurt të vitit 2000 në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të qytetit të Mitrovicës, në momentin kur po kalonte nëpër lumin për të dalë në veri në mbrojtje të shqiptarëve që ishin sulmuar barbarisht nga bandat kriminale serbe duke ushtruar terror të vërtetë mbi ta dhe po ndiqeshin nga shtëpitë e tyre.