Përkujtohet dëshmori Behxhet Shabani

05 maj 2019 | 14:05

Sot janë bërë homazhe te varri i dëshmorit, Behxhet Shabani në Baks, në 20 – vjetorin e rënies së tij, në altarin e lirisë, nga drejtorët e Komunës së Skenderajt, familjarët, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, zëvendësministri Abdyl Ymeri dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Pas homazheve, familjari i dëshmorit para të pranishmëve ka evokuar kujtime për dëshmorin e kombit.

Ndërkaq deputeti Haxhiu, ka thënë se Kosova dhe populli i saj do t’i kujtojë përgjithmonë dëshmorët, për sakrificën e tyre sublime në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dashur qytetarë, Të nderuar besimtarë të besimit islam, Jemi…