Përkujtohet dëshmori Fehmi Rama

14 prill 2025 | 16:23

Drenica ka përkujtuar të hënën dëshmorin Fehmi Rama, i cili ka qenë pjesëtar i njësitit special “Tigrat e Zi” në kuadër të Brigadës 111 “Adem Jashari”.

Me këtë rast, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lashtaku ka thënë se “Fehmiu ishte luftëtar i guximshëm, i përkushtuar deri në flijim për kauzën e lirisë, për të cilën e sakrifikoi edhe jetën e tij gjatë përballjes me forcat serbe më 14 prill 1999, në moshën 22-vjeçare”.

“Në 26-vjetorin e rënies me krenari kujtojmë dëshmorin e kombit Fehmi Rama, pjesëtar i njësitit special ‘Tigrat e Zi’ në kuadër të Brigadës 111 ‘Adem Jashari’.  Fehmiu ishte luftëtar i guximshëm, i përkushtuar deri në flijim për kauzën e lirisë, për të cilën e sakrifikoi edhe jetën e tij gjatë përballjes me forcat serbe më 14 prill 1999, në moshën 26-vjeçare. Vepra dhe heroizmi i tij do të jetojnë përherë në kujtesën tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorit Fehmi Rama dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit u është vazhduar paraburgimi nga…