Përkujtohet dëshmori i kombit, Driton Veliu
21 prill 2019
| 16:31
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Haxhiu, familjarët, qytetarë, bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorë komunalë dhe asamblistë nga kjo komunë, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit të kombit, Driton Veliu, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.
Pranë varrit të dëshmorit Driton Veliu janë vendosur kurora lulesh, duke u përulur me pietet para veprës sublime të dëshmorëve të kombit
Me këtë rast është përkujtuar vepra dhe sakrifica e heroit të kombit, në 20-vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë, si dhe lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
/Epoka e re/